​Stano konfirmon takimin e kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë më 19 mars

Aktuale

​Stano konfirmon takimin e kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë më 19 mars

Më: 15 mars 2024 Në ora: 14:48
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka konfirmuar takimin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Beogradit do të mbahet më 19 mars në Bruksel.

Ai në një konferencë për media tha se emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë në Bruksel për të vazhduar diskutimet për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Stano: Më tepër diskutime do të jenë të nevojshme

“Ky do të jetë një takim i kryenegociatorëve në Bruksel, të martën e ardhshme. Dhe sikurse kemi thënë pas takimit të parë, i cili i dedikohej çështjes së vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, më tepër diskutime do të jenë të nevojshme. Ishte një takim i mirë...

Do të ketë disa çështje në agjendën e ardhshme, të martën e ardhshme dhe natyrisht, në përgjithësi implementimi i së ashtuquajturës marrëveshje e Ohrit është çështja më e rëndësishme, natyrisht aspektet individuale të kësaj çështjeje do të preket po ashtu nga palët dhe nga facilituesi (BE)”, ka thënë Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat