Partia Guxo më e varfra nga të gjitha, nuk deklaron asnjë euro

Aktuale

Partia Guxo më e varfra nga të gjitha, nuk deklaron asnjë euro

Më: 15 mars 2024 Në ora: 13:37
Partia Guxo

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar të dhënat financiare të partive politike. Partia më e pasur në Kosovë është LVV-ja, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa partia më e varfër parlamentare në Kosovës, sipas deklarimeve, është partia “Guxo” që udhëhiqet nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Në raportin e saj financiar, Guxo nuk ka deklaruar asnjë të hyrë financiare. Guxo nuk ka deklaruar asnjë kompesim, pagë dhe shpenzime të transportit.

Po ashtu, Guxo ka raportuar zero shpenzime për blerje të mallrave e reklamave. Guxo njëjtë ka vepruar edhe me donacionet, duke deklaruar zero euro donacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat