“Pak ditë para ngjarjes, Naim Murseli më kërkoi para”/ Detaje të reja për vrasjen e Liridonës, dëshmia e efektivit amerikan: Ishte shumë i..!

Aktuale

“Pak ditë para ngjarjes, Naim Murseli më kërkoi para”/ Detaje të reja për vrasjen e Liridonës, dëshmia e efektivit amerikan: Ishte shumë i..!

Më: 14 mars 2024 Në ora: 20:05
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e tre muajve më parë në Kosovë, ku u vra Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli.

News24 ka mundur të sigurojë një intervistë me një ushtar amerikan, i cili është rezident edhe në Prishtinë dhe njihet prej vitesh me Naim Murselin.

Efektivi amerikan Donnie Lowery rrëfen sesi u njoh me Naim Murselin dhe sesi ky i fundit pak ditë para vrasjes së Liridona Ademajt i ka kërkuar një shumë të madhe parash, e cila është e përafërt me shumën që Murseli dyshohet se pagoi Granit Plavën për vrasjen e së shoqes.

“E njoh Naim Murselin nga miqësia me presidentin Behxhet Pacolli. Pacollin e njoh prej shumë vitesh, që prej kohës kur tentuam të bashkëpunonim, për të sjellë në Kosovë brendin e McDonald’s, por përpjekja rezultoi e pasuksesshme. Dy vjet më parë Zoti Pacolli dhe Naimi erdhën në Majemi, të ftuar në dasmën e vajzës së Presidentit Trump, Tiffany Trump. U takova me Namin një ditë më pas dhe ky ishte takimi ynë i parë.

Me Naimin u takuam edhe një herë tjetër në Kosovë, pasi doja të blija një shtëpi në Prishtinë. Naimi do më ndihmonte me procedurat e blerjes së banesës dhe pas kësaj kam folur vetëm disa herë në telefon me të, asgjë përtej kësaj.

Më telefonoi dy ose tre herë. Ishte shumë I shqetësuar, më kërkoi para dhe më sa se I duheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Gjithashtu më premtoi se do t’mi kthente sërish, madje dyfishin e parave që më kërkoi. Nuk kishte shance t’I jepja para, nuk e besoja si njeri. E gjithë situata me dukej një marrëzi.”, tha ai.

Gazetari: Po gjatë kohës që ju merrte në telefon, ju bëri përshtypje sesi një njeri i panjohur, që e kishit takuar vetëm disa herë, që kishit folur pak në telefon ju kërkonte para borxh? Çfarë përshtypjesh ju dha juve kjo kërkesë për para?

“Nuk e di. Për mua është e çuditshme sepse ai ishte miku i Presidentit Pacolli. Përse duhet t’më kërkonte mua ndihmë dhe para. E gjithë situate nuk kishte kuptim dhe më konfuzonte pafund. Si ka mundësi që një njeri që shoqërohet me njerëz që kanë pushtet dhe influencë të kërkojë ndihmë tek unë?”

Ndër të tjera, efektivi amerikan Donnie Lowery u shpreh se është i gatshëm të dëshmojë përpara Gjykatës së Prishtinës për shumën e parave që Naim Murseli i kërkoi disa ditë përpara vrasjes së Liridonës.

Nga ana tjetër, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi më 27 shkurt të lërë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës, bashkëshortin e saj Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Naim Murseli akuzohet “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat