Aliu: Shenjat në gjuhën serbe do t’i largojmë në gjithë territorin e Kosovës

Aktuale

Aliu: Shenjat në gjuhën serbe do t’i largojmë në gjithë territorin e Kosovës

Më: 14 mars 2024 Në ora: 18:01
Qeveria duke i ndërruar shenjat në veri

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se si ministri kanë marrë përsipër që në gjithë territorin e Kosovës të hiqen të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë të shënuara në çirilicë.

Aliu ka thënë se ato do të zëvendësohen me shenja zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në qirilicë, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat