​Weller për Manastirin e Deçanit: Mbetet tokë e Kosovës, vendimi i Kushtetueses i jep fund debatit politik

Aktuale

​Weller për Manastirin e Deçanit: Mbetet tokë e Kosovës, vendimi i Kushtetueses i jep fund debatit politik

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:57
​Weller për Manastirin e Deçanit: Mbetet tokë e Kosovës, vendimi i Kushtetueses i jep fund debatit politik

Ligjëruesja në Universitetin Cambridge, Nora Visoka Weller ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është dashur t'i jep fund debatit politik qysh në vitin 2016, derisa ka shtuar se edhe me zbatimin e këtij vendimi i njëjti mbetet tokë e Kosovës.

Kështu ka deklaruar Weller në një reagim pasi Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit.

"Pak mbi Manastirin e Deçanit:

Sundimi i ligjit nënkupton pikërisht këtë - ligji sundon. Gjykata Kushtetuese është interpretuesi kryesor i ligjit. Prandaj, vendimi i saj mbi token e kërkuar nga Kisha është dashur t'i jap fund çdo debati politik qe nga viti 2016. Në këtë rast, debati është veçanërisht i vrullshëm, pasi çështja e pronës/tokës përgjatë Manastirit të Deçanit, është pjesë e trashëgimisë së okupimit serb në Kosovë. Megjithatë, çështja është vendosur nga institucioni suprem i ligjit të Kosovës dhe ka të bëjë me përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, dhe kjo është vegëza e fortë së cilës po i mbahen me kthetra bashkësia evropiane dhe SHBA-të.

- Nuk duhet të brengosemi shumë, sepse toka është ende Kosovë. Sidoqoftë, duhet të bëhemi strategë, nëse ia dalim…

*Më shumë në ditët në vijim për këtë temë", ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat