Mustafa: Kosova pritet ta krijojë autonominë më të gjerë në Evropë

Aktuale

Mustafa: Kosova pritet ta krijojë autonominë më të gjerë në Evropë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:40
Artan Mustafa, profesor i shkencave politike

Profesori i shkencave politike, Artan Mustafa, ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit ka qenë mëse i duhur.

Mustafa tha se përveç këtij zbatimi të vendimit Kosova zor se do t’i rezistoj edhe ofrimit të një lloj autonomie për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Së pari është vendim I mirëseardhur I duhur vendimi për Manastirin, mendoj edhe miratimin për këtë lloj autonomie për serbët sepse kërkohet prej Perëndimi, e kanë mëndu si strategji që duhet të funksionojë në kuptim të shtetndërtimit të Kosovës. Kosova nuk ka kapacitet të rezistojë. Te faza e implementimit nuk e kisha fajësu asnjë lider, sepse ka qenë i vështirë, askush s’e ka implementu deri tash”, ka thënë ai.

Mustafa theksoi se Kosova do të krijoj autonominë më të gjerë në Evropë.

“Prej statutit të propozuar, dhe prej marrëveshjeve të deritashme Kosova, pritet të krijoj autonominë më të gjerë në Evropë. Aspektin territorial nuk e kemi pa në asnjë shtet të Evropës juglindore në periudhën postkomuniste. E kemi marrëveshjen me NATO-në që nuk e lejon FSK-në të shkojnë në veri”, ka thënë ai.

Sipas tij marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi, do të kalojë edhe pse mund të haset në rezistencë.

“Marrëveshja do të kalojë, sado që të marrë rezistencë, nëse do mbaheshin zgjedhje nuk po shihet se do ketë ndërrim të madh të pushtetit. Është edhe ana tjetër, faktori ndërkombëtar e ka përgatit këtë zgjidhje edhe në terren, ashtu si e lexoj historinë e Kosovës në 25 vitet e fundit, ka pasur punë sistematika në monsterizimit, në krijimin e një përshtypje dhe dëmtimit të një shtrese që ka qenë më  nacionaliste apo të një krahu më nacionalist, disa prej tyre janë edhe në Hagë”, tha ai.

Sipas tij nuk është e arsyeshme të rezistohet karshi një marrëveshje të mundshme me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat