Krasniqi për Kurtin: Dikur i quante tradhtarë ata që merreshin me Manastirin, sot e zbatoi vet vendimin

Aktuale

Krasniqi për Kurtin: Dikur i quante tradhtarë ata që merreshin me Manastirin, sot e zbatoi vet vendimin

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:28
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, duke thënë se ky vendim u implementua nga kundërshtuesi më i madh në të kaluarën.

Krasniqi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti më herët i quante tradhtarë ata që janë marr me çështjen e manastirit, ndërsa tani pranoi ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pa asnjë problem.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të implementohen, mirëpo ato po implementohen nga një kundërshtues i madh në të kaluarën, ku më herët i ka quajtur tradhtar ata që janë marr me tokat e Manastirit, ndërsa tani pa asnjë problem i pranoi të gjitha. Kjo ka qenë shqetësuese jo për mua por për të gjithë votuesit e Albin Kurtit, duhet dhënë llogari, nga parimet me të cilat ka ardhur në pushtet është duke i shkel secilën“, u shpreh ajo.

Për Krasniqin, vendimet e Kushtetueses duhet të pranohen, por nuk duhet të politizohen. Sipas saj, Kurti po bën një politikë mashtruese.

“Të gjitha vendimet që burojnë nga Gjykata Kushtetuese duhet të pranohen, nuk duhet të politizohen. Kjo është politikë mashtruese e kryeministrit Kurti”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, të mërkurën, Qeveria e Kosovës e ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kalimin në pronësi të Manastirit të Deçanit të 24 hektarëve tokë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka arsyetuar urdhrin ekzekutiv me faktin se zbatimi i këtij vendimi ishte kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat