Abdixhiku flet për takimin me Escobarin: Ja çka na u tha qartë për raportet SHBA-Kosovë

Aktuale

Abdixhiku flet për takimin me Escobarin: Ja çka na u tha qartë për raportet SHBA-Kosovë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 12:00
Pamje nga takimit i Escobarit me opozitarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Ai tha se u është bërë e qartë se raportet në mes të Kosovës dhe ShBA-së nuk kanë qenë kurrë në nivel më të ulët.

“Sa i përket takimit të mbrëmshëm ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-së. Për ta thënë më thjeshtë në atë që na u tha qartë dhe zëshëm nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët sesa që janë sot. Mungesa e bashkërendimit të ngushtë me aleatët tanë kryesor, me SHBA-të sjell pasoja për integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe kjo gjendje është shqetësuese për të gjithë ne natyrisht”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Abdixhiku deklaroi se pasoja e këtyre raporteve do të barten edhe në fatin e Kosovës.

"Z. Kurti përfaqëson Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe këto pasoja patjetër që barten edhe në fatin e Republikës së Kosovës, por është obligim i gjithë neve që të ruajmë dhe të kultivojmë këto relacione sepse janë të domosdoshme, të pazëvendësueshëm”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat