A dojna mu bo shtet përnime, a shtet hajgare? – Gashi: Hajde koncentrohemi!

Aktuale

A dojna mu bo shtet përnime, a shtet hajgare? – Gashi: Hajde koncentrohemi!

Më: 14 mars 2024 Në ora: 00:44
Blerim Gashi

Analisti politik, Blerim Gashi e ka quajtur guxim politik vendimin e Qeverisë së Kosovës për pronat në Manastirin e Deçanit.

Gashi ka thënë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit është i dhembshëm, por i duhuri.

Sipas tij, Albin Kurti me pranimin e këtij vendimi nuk do të thotë se ai pajtohet me atë vendim.

“Albin Kurti nuk tha që unë tash pajtohem sepse tash jam kryeministër, e kur kam qenë në opozitë atëherë e kam pas mirë e tash e kam keq. Në të dyja rastet ai e tha atë që e ka thënë me parë : Nuk pajtohem, nuk me duket në rregull, por është ai që është”, ka thënë Gashi.

“A dojna mu bo shtet përnime, a shtet hajgare?”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat