Gashi: Nëse sot është ditë zie për Kosovën, këtë ditë e ka sjellë vetë Komuna e Deçanit

Aktuale

Gashi: Nëse sot është ditë zie për Kosovën, këtë ditë e ka sjellë vetë Komuna e Deçanit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:57
Tomë Gashi

“Nëse sot është ditë zie për Kosovën, këtë ditë e ka sjellë vetë Komuna e Deçanit”, kështu ka deklaruar avokati Tomë Gashi, lidhur me vendimin e Qeverisë për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit.

Ai ka kritikuar Komunën e Deçanit, duke theksuar se këtë procedurë e ka iniciuar vetë dhe e ka dërguar në Gjykatën Komunale të atëhershme në Deçan dhe për 8 vjet nuk është bërë asgjë.

Gashi ka kritikuar juristët që e kanë iniciuar procedurën për faljen e tokës, duke theksuar se nuk kanë ditur të përdorin një rregullore të UMNIK-ut që mund të mbrojë të drejtat e qytetarëve në rastet diskriminuese.

“Nëse për 8 vjet nuk e kanë zgjedhë këtë çështje që e kanë iniciuar vetë kuptimin e prishjes së një kontrate për faljen e këtij territori të 24 hektarëve tokë, që ka qenë në vitin 1997 që ka qenë në kuadër të administratës së Milloshoviqit, këta nuk di a kanë ditur të përdorin një rregullore të UMNIK-ut, që quhet 24/1999, e cila rregullore që çdo vendim që ka qenë diskriminues faktikisht nuk ka mundur të aplikohet dhe është shpallur i paligjshëm. Ne kemi pasur me mijëra vendime të tilla, dhe me këtë rregullore të UMNIK-ut ne shqiptarët kemi fituar shumë të drejta. Kjo ka qenë një rregullore që na ka mbrojtë neve, dhe unë nuk e di nëse juristët që e kanë iniciuar a kanë ditur ta përdorin këtë rregullore apo jo… Kushtetuesja nuk ka vendosur se pronë e kujt është, kjo vetëm ka vendosur se rasti është i mbyllur me vendime të mëhershme”, ka deklaruar Gashi.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për pronësinë e tokës, por ka konfirmuar mbylljen e rastit bazuar në vendimet e mëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat