Presidentja Osmani kujtoi 25-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës

Aktuale

Presidentja Osmani kujtoi 25-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës

Më: 13 mars 2024 Në ora: 18:50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.

“25 vjet më parë, më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha  5-65 vjeçe. Në këtë akt makabër, u plagosën 128 persona në mesin e të cilëve fëmijë, gra, pleq e të rinj”, tha Osmani.

Sipas saj, kjo  masakër është një nga dëshmitë më autentike të brutalitetit të një regjimi kriminal, i cili

“Sot, nderojmë kujtimin për të vrarët e asaj dite, ndërkohë që angazhimi ynë për vendosjen e drejtësisë mbetet i vazhdueshëm. Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë!”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat