Lekaj pyet guvernatorin e BQK-së nëse është shantazhuar për dinarin

Aktuale

Lekaj pyet guvernatorin e BQK-së nëse është shantazhuar për dinarin

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:39
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i ka parashtruar disa pyetje guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailit, gjatë mbledhjes së komisionit për Buxhet.

Sipas Lekajt, Ismaili gaboi që përfaqësoi Kosovën në Bruksel për dinarin.

Sipas tij, institucionet janë të ndara dhe BQK-ja i din rregullat.

“A keni pas shantazh, a keni pas presion, a keni pas ndonjë autorizim”, pyeti Lekaj.

“Ajo që mu më së tepërmi më intereson guvernator, dua ta di se është bë temë çështja e dinarit, a mund të na shpjegoni për hir të qytetarëve, si qëndron puna që ju keni përfaqësuar shtetin e Kosovës, a keni pas shantazh presion, autorizim sepse nuk ka ndodh në histori të shtetit të Kosovës që një guvernator ta përfaqësoj vendin në dialog dhe të merr barrë atë që nuk ia mundëson ligji”.

“Më besoni që nuk e di kush e ka bë temë këtë dua ta di, sepse ju keni të drejtë për rregulloren e brendshme, e edhe në kushtetutë ekziston vetëm një valutë zyrtare, e kur filloi presioni ndërkombëtar ja u gjujtën kompirin apo pataten e nxehtë dhe ju ndoshta pa të drejtë e e me cilin ligj jeni bazua që e keni përfaqësuar Kosovën në dialog, ke mujt me qenë pjesë por nuk e di kur të del e vërteta a do të sanksionoheni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat