Qeveria vendos për blerjen e katër objekteve për Ambasada në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara

Aktuale

Qeveria vendos për blerjen e katër objekteve për Ambasada në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:23
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Romë, Parisë, Otave dhe Ankara.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka thënë se blerja e këtyre objekteve do të shërbente për misionet diplomatike.

“MPDJ propozon shqyrtimin për marrjen e vendimit për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike te Kosovës në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara.

Miratimi i këtij vendimi do i hapte rrugë blerjes së këtyre objekteve”, ka thënë Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat