Mirëpritet nga qytetarët vendimi i Kushtetueses për rrymën në veri – Kërkojnë përgjegjësi ndaj vendimmarrësve

Aktuale

Mirëpritet nga qytetarët vendimi i Kushtetueses për rrymën në veri – Kërkojnë përgjegjësi ndaj vendimmarrësve

Më: 13 mars 2024 Në ora: 08:57
Qytetari

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se pagesat e energjisë elektrike në veri ishin të kundërligjshme, po mirëpriten nga qytetarët. Disa të intervistuar nga eo thonë se obligimet duhet të paguhen nga shqiptarët e serbët.

Disa prej tyre, kanë kërkuar përgjegjësi ndaj vendimmarrësve.

Lekë Preqi thotë për eo se vendime të tilla janë të mirëseardhura veçse kërkon përgjegjësi  nga personat që e kanë marrë vendimin për t’u paguar serbëve rrymën.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shumë gabime ka bërë deri tash po tash ka vepruar mirë ka qenë e padrejtë pagesa e qytetarit të Kosovës për serbët e pjesës veriore. Përgjegjësit duhet me dhënë përgjegjësi ata që kanë qenë kompetent për këtë punë ata duhet me dhënë përgjegjësi por përgjegjësia është një koncept relativisht si me thënë jo konkret. Përgjegjësi duhet me dhënë ata të cilët kanë qenë përgjegjës për këtë punë në funksione vendimmarrëse ata duhet me dhënë përgjegjësi, po ku me i gjet tash ata”, thotë Preqi.

Ndërsa Qamil Haliti, ka kritika për mënyrën se si po komentohetn vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për krerët e shtetit, thotë se nuk e respektojnë aspak institucionin më të lartë në vend.

Në Kosovën tonë gjithçka është e kundërligjshme merreni me mend asnjë ministër nuk i përmbahet Kushtetutës sonë duke filluar edhe nga kryeministri, kryetarja e mos të flasim për ministra. Gjithçka është shumë e arsyeshme sepse Kushtetutën e ka kthyer atë dhe ka thënë se është e kundërligjshme po e them sinqerisht se këtu është bërë një shtet i cili nuk respekton Kushtetutën për atë edhe të gjitha janë të kundërligjshme unë se di që ka diçka të ligjshme që bëjnë këta ministra tonë, apo kjo Qeveri shkurt po e them sinqerisht apo kjo kryetare. Të gjithë këta nga fillimi vetëm kundër e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës”.

Përgjegjësia është shumë normale ai i cili e ka shkel Kushtetutën duhet të jap unë e shoh ajo ministrja e arsimit katër pesë herë e ka shkel Kushtetutën, kryetarja gjithashtu, kryeministri çdo ditë në çdo fjalë e veprim e bën shkelet Kushtetuta e Kosovës. Kështu që de-facto e de-jure për vetëm popullata e thjeshtë që e respekton Kushtetutën, këta në Qeveri në pushtet kush nuk e respekton. Kjo është si Kushtetutë e vjedhur me qenë, mirëpo këta se respektojnë sepse këtë e kanë sjell në kohën e njerëzve të luftës sidomos Hashim Thaçi e këtyre. Ata kanë qenë prijësit e formimit të shtetit edhe këta tash punojnë kundër shtetit e sidomos ky ministër është komunist nuk ka asgjë nga ky, ky din vetëm të lexojë libra komuniste dhe ka një ideologji komuniste. nuk pritet asgjë nga ky”, thotë Haliti

E pagesën e deritanishme për qytetarët serb në katër komunat veriore, Sabri Kadriu i quan probleme të natyrës politike. Thotë se përfshirë shqiptarë e serb duhet t’i kryejnë obligimet.

Këto janë të lidhur me probleme të natyrës politike që them se politika e cila nuk bazohet në shkencë dhe në dije ajo do të dështojë nuk është çështja e politikës vetëm në nivel të Kosovës por në të gjithë shteteve në Ballkan. Nëse jemi të barabartë edhe jem të barabartë duhet me qenë të barabartë atëherë rrymë duhet me pagu edhe serbi edhe shqiptari edhe kushdo që të jetë aq më parë kur është në territorin e Republikës së Kosovës. Mendoj se mirë është e kundërligjshme bëhet pyetja pse me pagu ky popull për dikë tjetër e cila po rebelohet çdo moment jo populli serbët por disa të cilët kanë disa ambicie të cilat nuk përputhen me rrjedhat shoqërore ekonomike aq më parë me këtë që na e quajmë mileniumi i tretë, jem në kohën e realizimit të asaj që e quajmë liri, pavarësi, barazi dhe drejtësi”, u shpreh Kadriu.

Vendim të drejtë e quan edhe Arif Krasniqi, ndonëse e quan të paarsyeshëm pagesën e deritanishme.

“Kam besim të madh në Gjykatën Kushtetuese dhe mendoj se është vendim me vend është gabim strategjik katastrofë me e bë pagesën qytetarëve të serbëve të Kosovës që jetojnë në Kosovë dhe duhet ta pranojnë Kosovën si shtet të tyre. Një lloj koordinimi, rregullimi nuk ka pas arsye të iu paguhet rryma ka qenë dasht sikur shqiptarëve që iu ndërprehet edhe atyre me iu ndërpre”, u shpreh Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat