Ish-diplomati Cana: ShBA-të po luftojnë propagandën e Kurtit

Aktuale

Ish-diplomati Cana: ShBA-të po luftojnë propagandën e Kurtit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 18:06
Edon Cana

Ish-diplomati, Edon Cana, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e luftuar propagandën e Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Sipas ish-diplomatit, kritikat e shtetit amerikan ndaj Kosovës, po bëhen dhe publikisht dhe jo në takime private me Kurtin e qeveritarë të tjerë.

“Në fakt këto në privat që disa kohë e kemi than që kanë ekzistuar. Por, ShBA-të kanë ardhur në konkluzion që propaganda e Qeverisë në krye me Kuyrti duhet të luftohet. Dhe po luftohet në formën publike, në mënyrën më të vrazhdë të mundshëm. Në mënyrë që publiku dhe qytetarët të mos manipulohen nga jo propagandë. Ky ndryshim i kursit pra të mos jetë kritika private, vjen si pasojë, e manipulimit, gënjimit dhe taktizimit të Kurti me SHAB-të”, ka thënë Cana.

Më tej Cana, ka theksuar se Kurti ka taktizuar me ShBA-të dhe kjo bërë që të ndryshohet kursi ndaj Qeverisë.

‘Nëse i marrim deklaratat e SHBAV-ve vijmë në konkuldim që kryeministri Kurti ka gënjyer për targat e or shumë të tjera. Më duhet të them ka gënjyer se kjo është faktuale, diçka tjetër ka premtuar në takime private, diçka tjetër ka vepruar në publik. Pra ka taktizuar me aleatin me të ngushtë”, ka shtuar Cana.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,  e deklaroi shumë qartë se kanë problem në komunikim Kurtin.

Ai ka theksuar se raportet ndërshtetërore tejkalojnë ato të një njeriu apo partie, duke shtuar se me Kurtin të njëjtin problem e kanë edhe shtetet partnere të Kosovës.

“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat