Hoti thotë se nesër Guvernatori i BQK-së do të raportojë në Komisionin për Buxhet për takimin në Bruksel

Aktuale

Hoti thotë se nesër Guvernatori i BQK-së do të raportojë në Komisionin për Buxhet për takimin në Bruksel

Më: 12 mars 2024 Në ora: 17:42
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nesër nga ora 12:00 në Komisionin për Buxhet do të raportojë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Hoti tha se Ismaili do të raportojë në Komisionin për Buxhet në lidhje me pjesëmarrjen e tij, siç e quajti Hoti, të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialogun në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë.

“Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore. Shqetësues mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores. Por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit”, shkroi Hoti, transmeton Klankosova.tv.

Pas çështjes së dinarit, për vizitë në Kosovë nesër do të jetë emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat