Alarmon analisti: Ja skenari hemegjonist serb në zbatimin e të cilit po punojnë të gjitha institucionet zyrtare – Përmenden Shkodra, Durrësi

Aktuale

Alarmon analisti: Ja skenari hemegjonist serb në zbatimin e të cilit po punojnë të gjitha institucionet zyrtare – Përmenden Shkodra, Durrësi

Nga: A.SH Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:41
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq, foto ilustrim

Analisti Rexhep Elezaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është një skenar hemegjonist serb në zbatimin e të cilit po punojnë të gjitha institucionet serbe.

Ai madje, ka publikuar edhe një anketë serbe, në të cili është parashtuar një pyetje, se çfarë emri do të duhej të ketë shteti i ri serb.

Por, thirrja e tij është që shqiptarët të jenë gati për çdo agresion serb i cili mund të ndodhë!

Postimi i plotë:

Ja skenari aktual hegjemonist serb, në zbatimin e të cilit po punojnë të gjitha institucionet zyrtare, politike dhe intelektuale serbe në Ballkan, ku më poshtë e keni hartën e Serbisë së Madhe, si dhe anketën me dy opsione, A dhe B. Se çfarë do duhej të ketë shteti i ri serb:

Shtetet e Bashkuara serbe, dhe B) Serbia.

Dhe, ja përgjigja e një serbi në këtë anketë:

"Së pari të denacifikohet hapësira, sepse kjo është kyçe për paqen, se a do jetë emri i saj sipas opsionit A apo B, apo diçka e tretë, nuk është me rëndësi, sepse këtu po mungojnë edhe shumë territore tona serbe", ndërsa serbi tjetër i përmend, Shkodrën, Durrësin, Sollunin, Temishvarin, etj.

Mendoj se shqiptarët duhet të jenë gati për çdo situatë dhe agresion të mundshëm serb, në mos ndodhtë sot, nesër me siguri do të ndodhë...!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat