Vërtetimin e të kaluarës kriminale tanimë mund ta merrni edhe përmes platformës e-Kosova

Aktuale

Vërtetimin e të kaluarës kriminale tanimë mund ta merrni edhe përmes platformës e-Kosova

Më: 12 mars 2024 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Vërtetimi i të kaluarës kriminale nga Policia e Kosovës tashmë mund të merret edhe përmes platformës e-Kosova.

Siç ka njoftuar kjo platformë, e gjitha që ju nevojitet është që të parashtroni kërkesën dhe të prisni derisa zyrtarët përgjegjës nga Policia e Kosovës të trajtojnë kërkesën tuaj.

Pasi që kërkesa juaj të jetë trajtuar, ju do të njoftoheni në mënyrë automatike për të shkarkuar versionin elektronik të dokumentit të nënshkruar në mënyrë digjitale.

“Nga tani përmes Platformës e-Kosova mund të parashtroni kërkesën dhe të pranoni vërtetimin e të kaluarës kriminale nga Policia e Kosovës, tërësisht në mënyrë digjitale”, thuhet në njoftim.

Shërbimin e gjeni në linkun:

https://ekosova.rks-gov.net/Service/9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat