Zjarri në Parkun e Biznesit në Drenas, deklarohet Policia

Aktuale

Zjarri në Parkun e Biznesit në Drenas, deklarohet Policia

Më: 12 mars 2024 Në ora: 09:49
Zjarri në Parkun e Biznesit në Drenas

Policia e Kosovës ka dal me njoftim për zjarrin që kaploi dje një fabrikë për riciklimin e qeseve të plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas.

Sipas policisë, të lënduar s’ka pasur, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Korroticë e Epërme, Gllogoc  11.03.2024, 10:40. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri fabrika për riciklimin e qeseve të plastikës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të konsiderueshme nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat