Arifi: Ja pse Kurti nuk dëshiroi marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Arifi: Ja pse Kurti nuk dëshiroi marrëveshje me Serbinë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 08:43
Avni Arifi

Si se e sheh mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi, është prononcuar ish-kryenegociatori, Avni Arifi.

Arifi tha se si duket marrëveshje para zgjedhjeve në BE dhe SHBA nuk do të ketë e për këtë po krenohen Kurti e Vuçiqi.

Ai thotë se Vuçiq nuk bëri marrëveshje me shpresë që fiton Trup dhe realizon aspiratat hegjemoniste serbe në Kosovë.

“Edhe Vuçiqi edhe Kurti mbase për motive të ndryshme mund të krenohen se si duket ja dolën që të mos ketë marrëveshje para zgjedhjeve në BE dhe SHBA. Vuçiqi nuk ka dashtë marrëveshje me shpresë se këtë vit në zgjedhjet në BE do të fitojnë partitë e ekstremit të djathtë, se në SHBA do të fitoj Trump dhe sipas tyre pas paqes pro Ruse në Ukrainë që do të bënte Trump me Putin (gjithnjë sipas tyre) do të jetë shumë më lehtë që të realizon aspiratat hegjemoniste Serbe në Kosovë”, tha Arifi.

Ndërsa për kryeministrin Kurti ka tjetër mendim.

Arifi thotë se Kurti nuk dëshiroi marrëveshje, sepse çdo lloj marrëveshje do të ishte në kundërshtim me parimet dhe premtimet partiake të VV-së.

“Kurti nuk dëshiroi marrëveshje sepse çdo lloj marrëveshje do të ishte në kundërshtim me parimet dhe premtimet  partiake të VV. Gjithnjë sipas tyre kjo do të nënkuptonte edhe krijim asociacioni dhe për të me krijimin e asociacionit do të i humbte zgjedhjet në Kosovë”, thotë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat