Haradinaj takon Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, kërkon mbështetje për anëtarësim në NATO

Aktuale

Haradinaj takon Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, kërkon mbështetje për anëtarësim në NATO

Më: 11 mars 2024 Në ora: 16:47
Jonathan Hargreaves dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se e ka falënderuar ambasadorin për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës derisa i ka kërkuar mbështetje për anëtarësim ën NATO.

“Pata kënaqësinë ta pres në takim njoftues Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves. Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.

Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat