Tahiri: Qeveria ende po vajton, Kosova po zbrazet, çmimet janë “hava”

Aktuale

Tahiri: Qeveria ende po vajton, Kosova po zbrazet, çmimet janë “hava”

Më: 11 mars 2024 Në ora: 15:20
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova po zbrazet, pasi siç tha ai, të rinjtë po kërkojnë mundësi ta lëshojnë vendin përmes vizave të punës.

Sipas tij, qeveria po merret me tema që nuk i japin kuptim jetës.

“Kjo qeveri hyri në vitin e katërt të qeverisë së vetë dhe ende po vajton, ende nuk ka përgjigje për asnjë temë që rregullon jetën. Kosova është duke u zbrazur, të rinjtë po kërkojnë mundësi të marrin një vizë pune për ta lëshuar Kosovën.

Çmimet e jetesës, artikujt kryesor duke nisur kah buka e deri te nafta, janë shkuar në hava, përderisa pagat kanë mbetur të njëjta. Problem kombëtar është me lidh muajin me muaj, me mbijetu me pagën që e ka një çift apo një familje, me mujt me I pagu faturat edhe veç me jetu. Problem është jeta, po merren me tema që nuk i japin kuptim jetës”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat