Ambasada e Suedisë e punëson zyrtarin me gjuhë skandaloze ndaj shqiptarëve

Aktuale

Ambasada e Suedisë e punëson zyrtarin me gjuhë skandaloze ndaj shqiptarëve

Më: 8 mars 2024 Në ora: 11:42
Samuel Naumovski-Vickiusit

Mirëseardhje e ngrohtë si zyrtar politik dhe për komunikim i erdhi Samuel Naumovski-Vickiusit nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, para rreth një jave kur edhe e mori detyrën.

Një student i Shkencave Sociale Ndërkombëtare, Samuel Naumovski-Vickius është një shtetas suedez i lindur në Suedi por me rrënjë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas njoftimit të ambasadës suedeze, Naumovski-Vickius do të raportojë mbi ekonominë dhe politikat e Kosovës.

Pritja e ngrohtë për Naumovski-Vickiusin nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, është e kundërt me reagimet që ka ngjallur emërimi i tij si pjesë e stafit diplomatik të Suedisë në Kosovë.

Disa llogari në platformën ‘X’ e kanë kundërshtuar ashpër emërimin e Naumovski-Vickiusit në ambasadën suedeze për shkak të qëndrimeve të tij raciste ndaj shqiptarëve të ekspozuara në rrjetet sociale.

Në X, janë ekspozuar disa qëndrime skandaloze të zyrtarit të ambasadës suedeze kundër shqiptarëve. Një prej qëndrimeve raciste të tij ndaj shqiptarëve ishte përhapur më 14 tetor, 2014, pas ndeshjes në futboll mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Image
Postimi i Samuel Naumovski-Vickiusit

Më pëlqen se si shqiptarët ikin të pambrojtur nga arena #tëbarabartë”, kishte shkruar Vickius në platformën ‘X’ menjëherë pas anulimit të ndeshjes për shkak të skenave të turpshme në Beograd atë natë.

Qëndrimet e tij raciste ndaj shqiptarëve ai i ka shpalosur edhe në aktivitete të tjera në rrjetin social ‘X’ në të kaluarën.

Më 2015, ai e kishte shpërndarë një postim që mbështeste dërgimin e trupave ushtarakë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut “për t’i luftuar shqiptarët”. Ishte koha e incidentit të shkaktuar në Kumanovë në maj të 2015-s.

“Më ngrohet zemra kur lexoj se Serbia po dërgon trupa për mbështetjen e Maqedonisë në luftë kundër Shqipërisë”, shkruhej në postimin e postuar nga një llogari në Twitter, e të cilën e kishte shpërndarë Naumovski-Vickius, sot i punësuar në stafin diplomatik të Suedisë në Kosovë.

Image
Postimi i Samuel Naumovski-Vickiusit

Më 2017, ai e kishte pëlqyer një tjetër postim skandaloz ndaj shqiptarëve në të cilin kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, quhej “terrorist”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat