Nënkryetares së Zveçanit i digjen dy lokale, Vokrri thotë se e kanë bërë banditët për t’i frikësuar serbët e çliruar nga Lista Serbe

Aktuale

Nënkryetares së Zveçanit i digjen dy lokale, Vokrri thotë se e kanë bërë banditët për t’i frikësuar serbët e çliruar nga Lista Serbe

Më: 8 mars 2024 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasa Tomanic i janë djegur dy lokalet e saj.

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, tha se këtë e kanë bërë banditët, sipas tij në përpjekje për t’i frikësuar serbët e çliruar nga Lista Serbe.

“Banditët ia dogjën dy lokalet e saj zv.kryetarës së Kom. Zveçanit, znj. Natasa Tomanic, në përpjekjen e kotë për t’i frikësuar serbët e çliruar nga thundra e terroristëve të Listës Serbe”, shkroi ai.

“Kjo vie një muaj pas bllokimit të paligjshëm të biznesit të familjes së zv.kryetares së Mitrovicës Veriore znj. Katarina Adzanćić nga regjimi i Vučićit dhe dy muaj pas djegies së veturës së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, z. Gorski Burić”, shtoi Vokrri.

“Terroristët dhe banditët ndihen të trimëruar sa herë që ndërkombëtarët i kërkojnë Republikës së Kosovës të heqë dorë nga sovraniteti dhe zbatimi i ligjit”, tha gjithashtu ai në Facebook.

Ky rast është raportuar edhe në polici, pas mesnate, raporton Klankosova.tv.

“Zveçan 08.03.2024 – 00:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat