Korenica: Nëse nuk hiqet UA për ndalimin e shamisë, s’e votoj ligjin për tekste shkollore

Aktuale

Korenica: Nëse nuk hiqet UA për ndalimin e shamisë, s’e votoj ligjin për tekste shkollore

Më: 7 mars 2024 Në ora: 21:19
Visar Korenica

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka treguar se nuk është kundër përmbajtjes së ligjit për tekste shkollore, porse për votimin e tij e ka një kusht.

Korenica u shpreh se nëse nuk hiqet Udhëzimi Administrativ që e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme, nuk do ta votojë ligjin për tekstet.

Sipas tij për këtë çështje është në dijeni edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Deputeti i VV-së, tha se ndalimi i mbulesës në shkollat e mesme është i paligjshëm.

“Nuk jemi kundër përmbajtjes pse se votoj ligjin për tekste shkollore. Pse s’e kemi votu është sepse ka tre vite që ne e kemi diskutu, me ministren Nagavci që të hiqet Udhëzimi Administrativ racist për mbulesën, i cili ka krijuar kokqarje shumë vajzave që kanë vendosë ta vendosin shaminë, e që nuk kemi hasur në një mirëkuptim. I kemi dhënë kohë, ky UA është i paligjshëm, kemi edhe deklaratën e  zyrës së kryeministrit që i njëjti udhëzim është i kundërligjshëm. E drejta për shkollim duhet të ju garantohet të gjithëve pa dallim, pavarësisht bindjeve, në bazën e kësaj këtë e kemi marrë si pozicion të fundit që të ketë reflektim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat