Enver ​Hoxhaj në Londër takon emisarin britanik për tregti për Ballkanin

Aktuale

Enver ​Hoxhaj në Londër takon emisarin britanik për tregti për Ballkanin

Më: 6 mars 2024 Në ora: 20:58
Pamje nga takimi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj gjatë një vizite në Londër ka takuar emisarin e kryeministrit britanik, për Tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.

Hoxhaj në një postim në Facebook ka shkruar se Britania e Madhe ka pasur dhe vazhdon të ketë rol të veçantë në çlirimin, pavarësinë, rindërtimin e Kosovës.

“Takim i shkëlqyer në Londër me deputetin Martin Vickers, kryetar i Grupit të Miqësisë së Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën dhe i Dërguar i Kryeministrit për Tregti në Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar ka pasur dhe vazhdon të ketë rol të veçantë në çlirimin, pavarësinë, rindërtimin e Kosovës. Bashkë me miqtë, shteti ynë ka shënuar arritje të mëdha dhe në partneritet me ta do të ecë drejt objektivave të së ardhmes”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj gjatë vizitës në Londër është takuar edhe me ish-sekretarin e NATO-s, Lord George Robertson dhe Paul Irby, një mik i vjetër i shqiptarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat