I akuzuari për krime lufte ballafaqohet me dëshmitarë në Gjykatë

Aktuale

I akuzuari për krime lufte ballafaqohet me dëshmitarë në Gjykatë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 11:15
Ekrem Bajroviqi

Në Gjykatën Themore të Prishtës është mbajtur seanca e radhës ndaj Ekrem Bajroviqit, i njëjti i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Istogut dhe fshatrave përreth.

Sipas aktakuzës, Bajroviq ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile.

Këto veprime akuzohet t’i ketë kryer si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe në mënyrë individuale si dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë.

Bajroviq gjatë ditës së sotme është ballafaquar me rrëfimin e Rafije dhe Naim Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat