Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë

Aktuale

Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 18:01
Ilustrim

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit Zh.N., për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Ai dyshohet se kreu “krime lufte kundër popullatës civile – dhunë seksuale” gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Zh.N dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, të dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në komunikatën e përbashkët të Policisë e Prokurorisë është thënë se i dyshuari Zh.N. (1965) është arrestuar rreth orës 16:00 në Mitrovicën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat