Osmani dhe Kurti flasin para kuadrateve të FSK-së

Aktuale

Osmani dhe Kurti flasin para kuadrateve të FSK-së

Më: 5 mars 2024 Në ora: 12:58 Përditësuar në ora: 13:30 më 05.03.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Kurti: Ledhatimi i padrejtësisë nuk e sjellë kurrë paqen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “ledhatimi” i padrejtësisë nuk sjell asnjëherë paqen, duke shtuar se popullin e mban “ideali i kulluar i Epopesë së Jasharëve”.

Kështu është shprehur Kurti në manifestimin qendror në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Tani epoka po flet ndryshe. Së pari sepse jemi shtet i pavarur dhe kemi ushtrinë tone. Ne jemi shteti i një populli gjithnjë liridashës dhe mbrojtës i kampit të drejtësisë. Shteti i një shoqërie që synon zhvillimet perëndimore dhe demokratike të lirive. Jemi pjesë e një kombi që mbron me ushtrinë e vet idenë dhe praktikën e drejtësisë dhe lirisë. E nuk ka në këtë jetë njerëzore lavd më të madh se qëndrimi nga ana e drejtësisë dhe e lirisë. Së dyti, sepse epoka dhe vetëdija botërore po ndryshojnë. Po kuptohet gjithandej nga Kancelaritë e fuqishme, se ledhatimi i padrejtësisë nuk e sjellë kurrë paqen, por të kundërtën e saj. Korruptimin e shoqërisë dhe luftëren mes popujve. Paqja dhe padrejtësia nuk mund të bashkëjetojnë. Paqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate për të mundësuar popujve të nxjerrin më të mirën e tyre”.

“Ju duhet të shihni dhe vlerësoni vetën si një trup e një mendje. Si një ushtri që iu shtuar shoqërive që mbrojnë demokracinë dhe paqen. Ne iu mbahemi një ideali të kulluar të Epopesë dhe Jasharve. Kush I mbahet një ideali të kulluar del gjithmonë fitues. Kjo është fryma e Epopesë së UÇK-së. E për këtë duhet të jemi krenarë. Guximi është trimëri dhe dije. Edukimi I ushtarakut duhet të jetë I plotë, duhet të jetë guxim sepse ushtaraku mbron një popull të tërë. Ushtaraku është shprehja e mbrojtjes së ndërgjegjshme të vizionit të një populli të tërë në të drejtën e tij të gjithkohshme”, ka thënë Kurti.

Osmani: Në këtë ditë të lavdishme ua rikujtojmë se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm

Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se si çdo herë e veçanërisht sot është momenti i veçantë ta shprehim vlerësimin, mirënjohjen, nderimin dhe respektin me përkulje të thellë për familjen heroike Jashari dhe të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e lirisë.

Duke kujtuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Osmani tha se po në këtë ditë ia rikujtojmë se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.

Tutje, Osmani tha se politika e tyre do të dështojë dhe se ne do të mbrojmë lirinë e paqen me çdo kusht.

Mungesa e drejtësisë dhe mosndëshkimi i kriminelëve serbë të luftës ka trimëruar edhe trashëgimtarët e tyre, sikurse që ishte rasti me agresionin e Serbisë kundër Kosovës me 24 shtator në Banjskë. Por në këtë ditë të lavdishme ua rikujtojmë se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, shtet i konsoliduar, me sovranitet shtetërore dhe integritet territorial të qartë dhe të njohur ndërkombëtarisht, me kushtetutë dhe institucione të bazuara në vlera dhe standard me të larta dhe me vizion të qartë drejt integrimesh euroatlantike. Ua rikujtojmë se politikat e tyre hegjemoniste do të dëshmojnë edhe një herë që do të dështojnë dhe ne do ta mbrojmë lirinë e paqen me çdo kusht”, ka thënë Osmani.

Osmani kalon para kuadrateve të FSK-së

Presidentja e vendit, ka kaluar para rreshtimit të kuadratëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo ngjarje po zhvillohet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndërsa Osmani u prit nga komandanti i Brigadës Ilir Qeriqi.

Kjo po zhvillohet me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat