Veprimtari nga Amerika zbulon skenarin e Rusisë, zbardh edhe prapaskenat e vizitës së Dodik në Malin e Zi!

Aktuale

Veprimtari nga Amerika zbulon skenarin e Rusisë, zbardh edhe prapaskenat e vizitës së Dodik në Malin e Zi!

Nga: M.H. Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me ngjarjet e fundit në Ballkan.

Ai filloi me vizitën e Dodik në Mazilin e Zi, duke e quajtur një mision të qartë.

Sipas tij, Dodik dëshiron që Republika Srpska t'i bashkohet Serbisë, ndërsa agresioni paraushtarak i dështuar i Vuçiqit në Banjskë të Kosovës, mbetet i pandëshkuar dhe autorët janë të lirë, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera ai shton që Rusia do të bëjë të pamundurën për të ndezur një luftë të re në Ballkan për të larguar vëmendjen nga Ukraina.

Postimi i plotë

Ballkani i plasaritur, i tmerruar dhe i rraskapitur

Pasi vizitoi Bjellorusinë dhe Rusinë, Dodik vizitoi Malin e Zi me një mision të qartë. Por qytetarët e Podgoricës iu përgjigjën: “Njerëzit e Putinit nuk janë të mirëpritur në Mal të Zi”.

Dodik dëshiron që Republika Srpska t'i bashkohet Serbisë, ndërsa agresioni paraushtarak i dështuar i Vuçiqit në Banjskë të Kosovës, mbetet i pandëshkuar dhe autorët janë të lirë. Por, Radojçiq, menjëherë pas disfatës në prani të Vuçiqit, tha: “Zoti kryetar në emër të të gjithëve, herën tjetër do të mbrohemi deri në fund, deri në vdekje, ju e dini mirë që nuk gënjej! "

Pikërisht përpara katastrofës së ardhshme të mundshme në Ballkan, diplomacia BE/SHBA mbetet kaotike dhe injorante, ashtu si në vitet '90 kur ndodhi gjenocidi në Bosnje dhe Kosovë, më i keqi pas Luftës së Dytë Botërore.

Rusia do të bëjë të pamundurën për të ndezur një luftë të re në Ballkan për të larguar vëmendjen nga Ukraina. Në të njëjtën kohë, bota serbe është e angazhuar me zell me rusët për sa kohë që zërat e BE/SHBA janë të heshtura dhe tolerojnë Putinin e vogël të Serbisë. Kohë alarmante!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat