Shala: Qeveria ‘Kurti’ qe katër vjet me skema sociale po i mbanë qytetarët, rinia po largohet

Aktuale

Shala: Qeveria ‘Kurti’ qe katër vjet me skema sociale po i mbanë qytetarët, rinia po largohet

Më: 5 mars 2024 Në ora: 09:29
Ferat Shala

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, njëherësh deputet i PDK-së, Ferat Shala ka folur lidhur me gjendjen e papunësisë në Kosovë.

Shala ka thënë se Qeveria aktuale që katër vite në pushtet me skema sociale po i mbanë qytetarët.

“Tash e katër vite kjo qeveri nuk ka asnjë projekt investim kapital prodhues vendor, asnjë investim që e prekë çështjen e prodhimtarisë vendore. Vetëm skema sociale kjo qeveri po sjellë të cilat nuk e rrisin zhvillimin”, thotë Shala.

Të metat e Qeverisë po largojnë të rinjtë nga Kosova, sipas deputetit Shala.

Ai ka numëruar disa nga hapat që duhet të merren për zhvillimin e industrisë.

“Me politika jo adekuate e kërkesat e tregut të punës, ndërprerja e investimeve kapitale i ikjes i investitorëve strategjik të gjitha këto do të hapnin vende të reja pune do të krijohej tjetër situatë për zhvillimin e industrisë. Të gjitha të metat e Qeverisë po qojnë rinin deri në largimin e vendit pasi nuk po kanë punë. Investimi i brendshëm  në prodhimtari në industri, turizëm në bujqësi në mënyrë që të rritët prodhimi vendor dhe të zvogëlohet shkalla e papunësisë”, theksoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat