Gjuajtja me armë në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës, Policia zbardh detajet e fundit për rastin

Aktuale

Gjuajtja me armë në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës, Policia zbardh detajet e fundit për rastin

Më: 4 mars 2024 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Shaip Spahiu”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.

Media mëson ekskluzivisht se të dyshuarit kanë gjuajtur në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës.

Për rastin ka folur edhe Policia e Prishtinës, e cila ka konfirmuar se krismat janë dëgjuar rreth orës 21:40, në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë, aty ku edhe ndodhi plagosja Pajtim Gashit gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i plotë

Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat