Pacolli: Serbia tanimë shihet si kërcënuese e sigurisë në Ballkan

Aktuale

Pacolli: Serbia tanimë shihet si kërcënuese e sigurisë në Ballkan

Më: 4 mars 2024 Në ora: 19:27
Fitore Pacolli

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se konferenca “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, është shumë e rëndësishme dhe është e para që organizon Komisioni për Punë të Jashtme.

“Komisionet parlamentare në të kaluarën nuk e kanë parë të nevojshme të organizojnë konferenca të tilla, sepse,  kanë konsideruar se nuk është punë e komisioneve. Ne, si deputetë përfundojmë në konferencat e të tjerëve, pra shkojmë jashtë Kosovës ku flasim dhe tregojmë për qëndrimet tona për Kosovën”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky është një shembull i mirë sepse po ftohen të tjerët të vijnë në Kosovë, për të diskutuar për të ardhmen jo vetëm të Kosovës, por edhe të Ballkanit.

Deputetja Pacolli tha se në këtë konferencë, në panele të ndryshme nga pjesëmarrësit është vlerësuar se Serbia  është kërcënuese e sigurisë në Ballkan, ndaj shtoi ajo, është i gjithë ky fokusim në Kosovë e rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat