Fillimi i punimeve në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, Kurti nga vendpunishtja akuzon pushtetet e kaluara për “zvarritje të gjata”

Aktuale

Fillimi i punimeve në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, Kurti nga vendpunishtja akuzon pushtetet e kaluara për “zvarritje të gjata”

Më: 4 mars 2024 Në ora: 07:04 Përditësuar në ora: 10:00 më 04.03.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri Aliu jep detaje të reja për ndërtimin e rrugës Prishtinë-MitrovicëMinistri Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka qenë në teren mëngjesin e sotëm bashkë me kryeministrin Kurti në punimet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Ministri ka njoftuar se afro 10 kilometra është gjatësia e këtij projekti në të cilën përfshihet edhe ndarja me korsi e rrugëve.

“Po e fillojmë javën me zhvillimin e Punimeve Ndërtimore në Rrugën Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë.

Me gjatësi prej 9.78 km, punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, rrugë kjo me katër korsi, me dy drejtime të ndara, me korsi secila prej 3.75m gjerësi, e po ashtu edhe me korsi ndihmëse në të dyja anët me gjerësi prej 2.0m, si dhe objekte ndihmëse dhe struktura tjera infrastrukturore si ura.

Tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik të vendit. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës” shkruan ministri në njoftim.

Kurti thumbon qeveritë e kaluara si i kanë kryer punët

Kryeministri Albin Kurti dhe i ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përcjellë nga afër punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Me këtë rast Kurti ka thënë se është një lajm mirë për gjithë qytetarët e kësaj ane dhe me gjerë nisja e punimeve në këtë segment rrugorë.

“Do të përpiqemi që punimet të shkojmë mbarë, mirë e shpejt. Nga një rrugë në dy korsi, do të kemi rrugë nacionale me dy drjetime secila me nga dy korsi, dhe do të ketë edhe një korsi ndihmëse anëshe”, tha Kurti.

Por, kryeministri ka thumbuar edhe qeveritë e kaluara për mënyrën e ndërtimit të rrugëve.

Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata, dhe me qeverisjen tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme dhe punët janë të rregullta sipas procedurave, ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomik që i zbatoijnë punët”, tha Kurti.

Kurti dhe Aliu sot bashkë në terren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bashkë me ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, do të jenë në terren.

Ata do të shohin nga afër punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

"Me rastin e fillimit të punimeve për Projektin ”Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2″, të rrugës Prishtinë – Mitrovicë , organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Do të bëhet vizitë ku do të marrin pjesë Liburn Aliu, minister i MMPHI-se, dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Infrastrukturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat