Lekaj e quan mashtruese Qeverinë Kurti: Me mashtrime ka ardhë dhe me mashtrime do të shkojë

Aktuale

Lekaj e quan mashtruese Qeverinë Kurti: Me mashtrime ka ardhë dhe me mashtrime do të shkojë

Më: 3 mars 2024 Në ora: 11:09
Pal Lekaj

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, përderisa ka komentuar kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës, e ka quajtur mashtruese Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se “me mashtrime ka ardhë dhe me mashtrime do të shkojë” duke vënë theksin në qeverisjen aktuale.

“Po sa i përket kërkesave të Sindikatës së Policisë janë legjitime të pranueshme dhe të arsyeshme.

Ajo që vlen të theksohet me këtë qeveri nuk pritet që të realizoj as takime as dialog social sepse e kemi parë që këto tri vite dhe mendoj që kjo është goditja më e rëndë që i bëhet uniformës së Kosovës prej atyre që 24 orë janë për të ofruar siguri për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të injorohen këtë mënyrë nga qeveria dhe ministria përkatëse, është e pakuptimtë, mendoj që ata me të vërtete kanë mbetur të vetmuar dhe nuk do t’i realizojnë kërkesat e tyre, sepse kjo qeveri është mashtruese me mashtrime ka ardh dhe me mashtrime do të shkoj”, ka deklaruar Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat