Mospajtimet me partinë, Korenica tregon a do ta braktisë Vetëvendosjen

Aktuale

Mospajtimet me partinë, Korenica tregon a do ta braktisë Vetëvendosjen

Më: 2 mars 2024 Në ora: 10:45
Visar Korenica

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka folur për mospajtimet me partinë e tij.

Ai ka treguar se ka mospajtime për Kodin Civil dhe Proejktligjin për Shëndet Riprodhues.

Korencia ka thënë se pas përjashtimit të tij si koordinator i pikës së Vetëvendosjes në Rahovec , gjithçka aty ka shkuar si është më së keqi. Përkundër dallimeve, ai ka thënë se do të jetë pjesë e Vetëvendosjes deri në fund të mandatit.

“Si deputet i Vetëvendosjes deri në fund të mandatit, kështu jam votu, kështu do të punoj deri në fund. Shohim bisedojmë në forumet e brendshme, shohim ku janë të nevojshme angazhimet tona. Nëse është e nevojshme mos me qenë deputet e vlerësojmë bashkërisht. Unë besoj se edhe qytetarët do ta vlerësojnë punën dhe angazhimin tonë.”, ka thënë ai.

Korenica ka thënë se pas shkarkimit të tij nga kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Rahovec në atë qendër më nuk ka pasur bashkëpunim.

“Gjithçka ka shkuar si është më se keqe. Këtë e kanë kuptuar edhe strukturat që ka qenë një vendim I gabuar. Unë jam shkarkuar për mos votimin e Kodit Civil. Ndarjet edhe mund të jenë pjesë e vendimmarrjeve përfundimtare për shkak të qëndrimeve të qarta që janë dhe programit politik të Lëvizjes. Ne e kemi thënë që nuk presim trysni që ti pranojmë qëndrimet por as nuk po imponojmë ndonjë kërkesë. Tutje duhet të vazhdojmë edhe ë rastet kur kemi mospajtime dhe kjo është demokratike.”, tha ai në DPT te Fidani.

Korenica ka thënë se ka mospajtime edhe për projektligjin për Shëndet Riprodhues.

“Ne kemi debate të ashpra dhe janë në frymën e demokracisë. Çështjet të cilat janë të ditura nuk mund të jenë në shikimin e një paragjykimi. Nëse shkojmë kësaj rruge do të kemi suksese, trysnia nuk ndikon mirë.”, tha ai.

Deputeti Korenica ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij ka qenë i pamatur mirë dhe se për këtë kanë ndikuar edhe disa deputetë, por nuk ka folur me emra të përveçëm.

Ai po ashtu ka treguar se ka pasur oferta nga partitë e tjera.

Korenica u shpreh se nuk beson që Kodi Civil do të dërgohet për votim në Kuvend. Ai tha nëse ka ndryshime do ta mbështesin.

“Unë e kam thënë qëndrimin tim për Kodin Civil dhe nëse vjen ashtu siç është kundërshtuar, Visar Korenica nuk e voton.”, u shpreh ai.

Korenica i ka përsëritur edhe një herë qëndrimet e tij kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues.

Ai ka thënë se IVF duhet të mundësohet vetëm për çiftet.

“Është e padrejtë ta lindësh një fëmijë një grua pa burrë.”, ka shtuar ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat