LDK themelon 21 departamente

Aktuale

LDK themelon 21 departamente

Më: 1 mars 2024 Në ora: 20:05
Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme ka diskutuar për takimet mobilizuese me strukturat e LDK-së në Kosovë, si dhe u fol rreth gjendjes organizative të LDK-së, modelit të funksionimit partiak, përgjegjësve rajonal si dhe themelimit të Këshillave Koordinuese nëpër çdo degë të partisë.

Në komunikatën e LDK- së thuhet se anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm e deputetët e LDK-së do të jenë në terren në bashkëbisedim të përditshëm me qytetarë për të diskutuar me ta dhe për ta përhapur vizionin e qartë e programin e vetëm politik në Kosovë “Rruga e Re”.

“Kryesia miratoi dhe themelimin e 21 Departamenteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e po ashtu formoi dhe Forumin e Këshilltarëve Lokal të cilin do ta udhëheqë, Ilir Ferati, kryetari i Komunës së Istogut”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se në veçanti u diskutua mbi organizimet në Mërgatë, si dhe rreth përgatitjeve për themelimin e 20 nëndegëve të reja gjithandej nëpër Evropë, duke rritur numrin në 78 sosh. “Mërgata po rikthehet në shtëpinë e saj historike, Lidhjen Demokratike”.

Në mbledhje u diskutua po ashtu për aktivitetin Parlamentar dhe Planin e Punës të Grupit Parlamentar.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mobilizimin e gjithmbarshëm partiak, me programin politik më të pasurin, me të gjitha zgjidhjet për hallet e përditshme të qytetarëve tanë “Rruga e Re”, për një Kosovë që e duam dhe e meritojmë”, njofton kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat