Mbi 5 mijë të punësuar janë regjistruar gjatë shkurtit, Murati: Rezultat i ligjit të ri

Aktuale

Mbi 5 mijë të punësuar janë regjistruar gjatë shkurtit, Murati: Rezultat i ligjit të ri

Më: 1 mars 2024 Në ora: 19:32
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5 mijë e 54 të punësuar të rinj.

Ai ka thënë se kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së, i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen/deklarohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën.

Tutje, Murati ka bërë të ditur se fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon.

“Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka shkruar ministri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat