Musliu-Shoshi: Nëse PDK vjen në pushtet, s’kemi çare pa e implementu Asociacionin e Albin Kurtit

Aktuale

Musliu-Shoshi: Nëse PDK vjen në pushtet, s’kemi çare pa e implementu Asociacionin e Albin Kurtit

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 23:32
Ariana Musliu-Shoshi

Në emisionin “Pressing" janë të ftuar dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Ariana Musliu-Shoshi, përballë tyre analistët Sadri Ramabaja dhe Alisa Braho.

Gjatë këtij emisioni, deputetja Ariana Musliu-Shoshi, tha se nëse PDK-ja vjen në pushtet do të jetë e detyruar ta implementojë “Asociacionin e Albin Kurtit”.

Kjo pasi ajo thotë se “kjo është marrëveshje ndërkombëtare”.

Deputetja opozitare ka kritikuar Kurtin për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

“Ne Asociacionin të cilin e ka pranu Albin Kurti nëse vijmë në pushtet nuk kemi asnjë çare pa e me implementu në mënyrën siç e ka pranu Albin Kurti, sepse është marrëveshje ndërkombëtare, pavarësisht që ai thotë jo Vuçiqi s’po e nënshkruan”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat