Haradinaj-Stublla për Samitin e Tiranës: S’është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon

Aktuale

Haradinaj-Stublla për Samitin e Tiranës: S’është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 18:54
Meliza Haradinaj

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Samitin e Tiranës.

Ajo u shpreh se nuk ishte fotografi e mirë të shihej që vetëm Kosova mungonte, ndonëse sipas saj, ishte në një komunikim online.

“Unë nuk i di arsyet e kryeministrit Kurti, por nuk është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon, ndonëse ishte në një komunikim online.

Por nuk e arsyeton fare abstenimin ne një samit kaq të rëndësishëm, së paku ka mundur të dërgojë zëvëndëkryeministrin Bislimi, i cili është përgjegjës për integrimin evropian”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat