​S’ka kuorum, nuk votohet rezoluta për gjendjen në shëndetësi e sigurimet shëndetësore

Aktuale

​S’ka kuorum, nuk votohet rezoluta për gjendjen në shëndetësi e sigurimet shëndetësore

Nga: Bota sot Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 06:54 Përditësuar në ora: 19:45 më 29.02.2024
Adriana Matoshi

​S’ka kuorum, nuk votohet rezoluta për gjendjen në shëndetësi e sigurimet shëndetësore

Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se votimi i kësaj rezolute do të mbahet në një rast tjetër, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve të pranishëm në sallë.

Më herët, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është duke e bllokuar punën në shëndetësi, por qeveria është duke dështuar.

Ai ka thënë se mos miratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore është pikë e zezë e kësaj qeverie.

“Sot, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për një temë të jashtëzakonshme.

Megjithatë, tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik. Kapitujt që i trajton kërkesa jonë ndërlidhen me aspektin e infrastrukturës ligjore të shëndetësisë, sfidat që ndërlidhen me resurset njerëzore dhe me financimin e sektorit të shëndetësisë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri-Vitisë: E ke lënë qeverinë në kohën më të keqe

Abelard Tahiri, shef i GP të Partisë Demokratike të Kosovës, në seancën sotme të jashtëzakonshme ka folur për menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

Ai tha se ministri i Shëndetësisë në fjalimet e tij ka dëshmuar se ka ardhur për të mësuar e jo për të menaxhuar me sektorin e shëndetësisë.

Tahiri më tej tha se ministri Vitia ka folur për gjendjen e shëndetësisë që në Kosovë nuk e kemi, duke treguar një farë realiteti të ri të shëndetësisë.

Më tej Tahiri vuri në dukej se ministri Vitia ka lënë postin e ministrit në kohën kur në Kosovë shënohej vdekshmëria në 45 veta në ditë, në kohë pandemie.

“Ti e ke lënë Qeverinë e Kosovës kur ishte më së keqi, kur vdisnin 45 veta brenda një dite, në kohë pandemie”, tha Tahiri.

​Tahiri: Mospjesëmarrja e Kurtit në Tiranë, e papranueshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se mos pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, është i papranueshëm, pasi siç tha ai, në këtë formë po i plotësohet dëshira Serbisë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet gjendja në shëndetësi, Tahiri ka komentuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në samitin e Tiranës.

Tahiri: Mospjesëmarrja e Kurtit në Tiranë, e papranueshme

"Është i papranueshëm fakti që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti refuzon pjesëmarrjen në një samit kaq të rëndësishëm në këto rrethana të cilat po kalojmë edhe për çështje sigurie, edhe për shkak të anëtarësimit të gjithë rajonit në BE. Pra, refuzimi i tillë nga kryeministri Kurti është i papranueshëm. Dhe po ju rikujtoj që për 16 vjet, qe nga koha e shpalljes së pavarësisë, Republika e Serbisë në vazhdimësi e refuzon pjesëmarrjen e Kosovës në tavolinat ku është e barabarta me gjitha shtetet e rajonit, ndërsa sot fatkeqësisht kryeministri Kurti ia plotëson një dëshirë armikut tonë, shtetit të Serbisë me mospjesëmarrjen ku ata nuk kanë nevojë për të kërkuar mospjesëmarrjen e Kosovës, sepse Kosova e refuzon një pjesëmarrje", tha Tahiri. 

Vitia: Qeveritë e papërgjegjshme kanë paguar ekspertë të padijshëm për të trajnuar stafin e FSSH-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka akuzuar qeveritë e mëparshme duke i quajtur të papërgjegjshme për veprimet e gabuara që kanë ndërmarrë në sektorin e shëndetësisë. Ai ka thënë se në Kosovë janë paguar ekspertë për të trajnuar stafin në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, të cilët siç tha ai, më pas janë parë që s’dinë as për vete.

Duke i replikuar deputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj për kritikat që i ka dhënë lidhur me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, Vitia ka thënë se kanë punuar shumë më shumë në këtë drejtim, krahasim me qeveritë e mëparshme.

Vitia: Janë paguar ekspertë për të trajnuar stafin në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, të cilët nuk dinë as për vete

“Ka staf të pa trajnuar, punësime të militantëve, punësime të familjarëve, por a e di se çfarë ka ndodhur profesor? Janë paguar ekspertë për të trajnuar stafin në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, ekspertë të cilët pastaj është parë që nuk dinë as për vete dhe është paguar për t’i trajnuar ekspertët, për të shkuar për t’i trajnuar stafin e Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Fatkeqësisht kjo ka ndodhë që unë pajtohem komplet me konkluzat e juaja, staf i pa trajnuar, por kur i kanë bërë qeveritë e papërgjegjshme këto, nuk kam fjalë”, tha Vitia.

Në seancën e Kuvendin në të cilën po diskutohet për sektorin e shëndetësisë, Vitia ka thënë se Fondi i së kaluarës nuk ka pasur kapacitetet asnjëherë për të bërë procesin e sigurimeve shëndetësore.

Vitia: Ky Fond nuk ka pasur kapacitet asnjëherë për të bërë procesin e sigurimeve shëndetësore

“Ky Fond nuk ka pasur kapacitet asnjëherë për të bërë procesin e sigurimeve shëndetësore. Aty vetëm është grumbulluar një bord, shpreh 30 milionë euro, rast i cili është në prokuroi dhe jemi në pritje të shohim procesin gjyqësor natyrisht. Qeveritë e kaluara janë përpjekur t’ia nisin edhe me mbledhjen e premiumeve pa asnjë përgatitje dhe pa bazë ligjore. Mbi të gjitha paramendojeni duke ia marrë paret qytetarëve nga paga e tyre edhe duke mos siguruar asnjë shërbim të ri, apo cilësi, rritje cilësie të këtyre shërbimeve. Ne kemi qenë kundër atëherë, për besë jemi kundër edhe tash... Besomëni me gjithë atë që kam menduar se kam qenë shumë mirë i informuar kur kam marrë detyrën si ministër gjendja brenda në Fond e kam gjetur edhe më keq dhe jam befasuar edhe për më keq”, deklaroi Vitia.

Minsitria Vitia, derisa ka treguar për punën e bërë përgjatë viteve të fundit, u shpreh se një pjesë e mandatit të tij, ka shkuar duke e zgjedhur problemin me COVID-19.

Vitia: Kushdo që thotë që kanë kaluar tri vite, është ose dashakeqës ose ka nevojë që të ri-shohë lajmet e viteve 2020, 2021, 2022

“Në fushatën e vitit 2021 premtimi im kryesor i kësaj qeverisje të përgjegjshme ka qenë menaxhimi i pandemisë me sigurimin e vaksinave dhe vaksinimin e qytetarëve mbi masën 60%, deri në fund të vitit 2021, gjë të cilën e kemi arritur me sukses të plotë. Deri në mesin e vitit 2022 e gjithë shoqëria dhe gjitha institucionet jo vetëm shëndetësore por sidomos ato shëndetësore janë marrë kryesisht me menaxhimin pandemisë nga pikëpamje të ndryshme sepse çdo sektor ka qenë i varur nga ky menaxhim dhe vaksinimin e qytetarëve. Kushdo që thotë që kanë kaluar tri vite, është ose dashakeqës ose ka nevojë që të rishohë lajmet e viteve 2020, 2021, 2022 për të kujtuar se në çfarë kemi kaluar deputetë të nderuar. Ne si qeverisje e përgjegjshme po e mbyllim mandatin katërvjeçar, por si qeverisje ne e kemi kaluar krizën më të madhe shëndetësore që jo vetëm Kosova por e ka parë edhe bota në një shekull”, tha Vitia.

Mes tjerash, Vitia ka thënë se gjatë ardhjes së tij në qeveri, nuk e kanë gjetur asnjë hap të bërë në drejtim të sigurimeve shëndetësore.

Vitia: Asnjë hap në drejtimin e duhur nuk e kemi gjetur për sa i përket sigurimeve shëndetësore

“Deputetë të nderuar asnjë hap në drejtimin e duhur nuk e kemi gjetur për sa i përket sigurimeve shëndetësore...Është shumë e vërtetë se krijimi i Fondit paraqet një kompleksitet të gjërave nga çdo këndvështrim dhe çdo dështim në përpjekje për ta funksionalizuar Fondin ashtu siç duhet mund të sjellë pasoja katastrofike dhe shtyrje të këtij procesi të rëndësishëm. Prandaj nuk ka më eksperimente, jo më veprime pa analiza, jo më tallje me qytetarë, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pa asnjë rezultat, jo më përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa krijuar parakushte. A mund te ketë vonesa, është mundet, por vetëm kur jemi të sigurt që janë marrë të gjitha masat, ne do të veprojmë...Ligji ri, protokollet klinike, sistemi informativ shëndetësor, rregullimi infrastrukturës aktuale spitalore, rritja e cilësisë në menaxhim, dhe të tjerat po shkojnë paralel deri te momenti i krijimit të Fondit”, tha Vitia.

​Haxhiu: Kurti duhet të ishte prezent për të dhënë llogari për dështimet në shëndetësi

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se prezent në seancë sot do të duhej të ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti për të dhënë përgjegjësi para qytetarëve për gjendjen siç tha ai të keqësuar në shëndetësi. Madje, ai tha se në këtë qeveri është normale të abuzohet.

Haxhiu: Sot në këtë debat duhet të ishte prezent kryeministri Kurti

“A ka çështje më të rëndësishme për Qeverinë, deputetët, sesa shëndeti i qytetarëve. Sot në këtë debat do duhej të ishte prezent kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili me 14 shtator, 2022, themeloi komitetin ekzekutiv për shëndetësi, sepse deklaronte se është pak, me ndreq shëndetësinë tonë, me udhëheq këtë punë veç një ministër. Sot Kurti do duhej të ishte në këtë debat për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi, edhe si kryeministër dhe si kryetar i komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Do duhej të jepte llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazisë e pakënaqësisë të pacienteve e profesionisteve shëndetësor. Njëri nga ata, sot është në grevë urie, tani e tre ditë, dhe ministria e shëndetësisë dhe qeveria lëre që nuk brengosen për kërkesat e infermiereve, profesionisteve shëndetësor, por as për shëndetin e Enliratit nuk brengosen që është tani e tre ditë në grevë urie. Skandale e hajni, korrupsion e keqpërdorime në shëndetësi pa dhënë askush llogari. As kur pacientja, gruaja shtatzënë vritet para gjinekologjisë, as kur gjymtohet trupi i foshnjës së vdekur në lavatrricën e Spitalit të Pejës, dhe kur nuk ka përgjegjësi për raste të tilla, për këtë qeveri është normale të abuzohet ”, tha Haxhiu.

Ai po ashtu ka thënë se lista e pritjes vazhdon të jetë brengë për pacientet, për çfarë tha se kjo listë ishte reduktuar vetëm në vitin 2019/20.

Haxhiu: Listat e pritjes, një brengë e madhe, dhe këto ishin reduktuar në vitin 2019/20

“Jo vetëm që janë reduktuar shtretërit, por janë luftuar edhe profesionistet më të mirë që kanë qenë në kujdesin intensiv. Prandaj, jo rastësisht është rritur edhe shkalla e vdekshmërisë në kujdesin intensiv, dhe jo rastësisht e kemi ikjen e anesteziologëve nga kjo klinikë...Listat e pritjes, një brengë e madhe, dhe këto ishin reduktuar në vitin 2019/20”, tha Haxhiu.

​Kollçaku: Ligj për shëndetësi pritet të procedohet shpejtë në Kuvend

Deputetja nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka kritikuar opozitën për mos jetësimin e Ligjit për shëndetësi për vite të tëra.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, Kollçaku tha se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejtë në Kuvend, derisa këtë debat të sotëm e ka quajtur të përshpejtuar nga ana e opozitës.

Kollcaku: Ky është një debat pak më i përshpejtuar, por nuk prish punë

“Besoj se kolegu im deputet dhe me profesion, Dreshaj, tashmë je në dijeni se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejtë në Kuvend. Ky është një debat pak më i përshpejtuar, por nuk prish punë. Po ashtu, dua të falënderoj kolegun, i cili nuk na la shumë vend të kthehemi në të kaluarën, se në mënyrë shumë taksative i tregoi gjitha pengesat dhe gjithë çfarë nuk është bërë që sot ne nuk e kemi as nga implementimi i ligjit për sigurim shëndetësor, përkundër faktit se u tha që këtu janë formuar shumë grupe punuese për plotësim ndryshim, gjë që asnjëherë s’ka ndodhë dhe ligji aktual është në fuqi. Shtrohet pyetja, athu pse asnjëherë nuk është jetësuar ky ligj. Pra, nuk e kemi fondin të cilin e përmendi është formuar me një vendim, jo bazuar në ligj dhe fokusohet vetëm në trajtim jashtë vendit. Dhe çfarë kemi trashëguar, duhet të kthehemi fatkeqësisht në të kaluarën, 30 milionë euro borxhe, të pa barazuara që janë dhënë bazë zotimeve dhe asnjëherë nuk janë realizuar”, ka thënë Kollçaku.

Ndërsa, ka shtuar se janë në fazën e kthimit të besimit tek institucionet jashtë vendit, pasi siç tha ajo, ky besimi ka humbur falë mos punës së opozitës, e po ashtu edhe rikthimit të borxhit.

Kollçaku ka thënë se për herë të parë mjekët kanë rritje të pagës për 100 për qind.

Kollçaku: Si Kosovë vuajmë, se zotimet tona si shtet tash nuk pranohen në shumë institucione jashtë Kosovës

“Sot ne si Kosovë vuajmë, se zotimet tona si shtet tash nuk pranohen në shumë institucione jashtë Kosovës si një shtet fatkeqësisht që konsiderohet joserioz, se në të kaluarën nuk i ka përmbush zotimet. Pra, dhe jemi në fazën e besimit karshi institucioneve jashtë vendit, dhe rikthimit të borxheve. Me ligjin e ri për sigurim shëndetësor, do të themelohet Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe do të rregullohet funksionimi dhe financimi. Duke parë sfidat në sektorin e shëndetësisë, MSH ka iniciuar reformën përmbajtjesore të sistemit ekzistues shëndetësor, sepse mund të pajtohemi gjithë se nuk kemi pas sistem, nuk e kemi trashëguar një sistem, i cili është i pa integruar. Është në përfundim të hartimit të strategjisë sektoriale si dhe do të zbatohet ligji edhe në kornizën legjislative në tërësi...rritja e pagave gjë që ka ndodhur për herë të parë një rritje për së paku për mjekët 100 për qind dhe profesionistë tjerë shëndetësor”, ka shtuar Kollçaku.

Deputetja e VV-së thumbon opozitën rreth sigurimeve shëndetësore

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është paraqitur me mesazhe për opozitën, gjatë seancës Kuvend ku po diskutohej Propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.

Ajo në bluzën e saj kishte shënuar “Sigurimet shëndetësore janë kry pardje nga PDK-LDK-AAK.

Qysh kem tu nejt veç kur i ka ndalë qeveria Kurti…”, thuhet në mbishkrimin në bluzën e saj.

Vitia: Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e kam gjetur edhe më keq se që kam menduar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me funksionalizimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore. Ai tha se ky Fond s’ka pasur asnjëherë kapacitet për të bërë sigurimet shëndetësore.

Ai kritikoi edhe veprimet e qeverive të kaluara lidhur me funksionalizimin e këtij Fondi.

“Ky Fond nuk ka pasur asnjëherë kapacitet për të bërë sigurimet shëndetësore. Aty vetëm është grumbulluar një bord, shpreh 30 milionë euro, rast i cili është në prokuroi dhe jemi në pritje të shohim procesin gjyqësor natyrisht. Qeveritë e kaluara janë përpjekur t’ia nisin edhe me mbledhjen e premiumeve pa asnjë përgatitje dhe pa bazë ligjore. Mbi të gjitha paramendojeni duke ia marrë paret qytetarëve nga paga e tyre edhe duke mos siguruar asnjë shërbim të ri, apo cilësi, rritje cilësie të këtyre shërbimeve. Ne kemi qenë kundër atëherë, për besë jemi kundër edhe tash”, ka thënë ai.

Ministri i Kurtit, pati kritika edhe për qeverisjet e kaluara për sa i përket funksionalizimit të këtij Fondi.

Sipas tij kanë qenë ish-ministrat që kanë bërë gara se cili do ta vë më shpejtë në funksion këtë Fond.

“Po ua rikujtojë që në vitin 2019 ne si subjekt politik kemi thënë se Fondi për Sigurime Shëndetësore nuk mund të funksionalizohet pa katër deri në pesë vite punë intensive. Subjektet tjera politike mbajë mend dhe ish-ministrat e tyre në fushatë duke anashkaluar faktin se edhe ata kanë qenë në pushtet dhe kanë qenë kontribuues të kësaj gjendje premtonin se Fondin do ta funksionalizonin për 18-24 muaj, bile bëhej garë se cili 18 e cili 24. Madje ju keni qenë edhe më të informuar sesa ne për gjendjen që ka qenë dhe e keni sjell Fondin, e se më pak mund të bazoheshim në të për sigurimet shëndetësore”, ka thënë ai.

Vitia tha se kur e ka marrë detyrën e ministrit e ka gjetur gjendjen në Fond edhe më keq se sa e kishte menduar.

“Besomëni me gjithë atë që kam menduar që kam qenë shumë mirë i informuar kur kam marrë detyrën si ministër gjendja brenda në Fond e kam gjetur edhe më keq dhe jam befasuar edhe për më keq”, tha ai.

Tutje, ai u deklarua edhe mbi punën që ka bërë prej se është caktuar ministër. Vitia theksoi se një pjesë e mandatin i ka shkuar duke u marr me problemin e pandemisë Covid-19.

“Në fushatën e vitit 2020 premtimi im kryesor i kësaj qeverisje të përgjegjshme ka qenë menaxhimi i pandemisë me sigurimin e vaksinave dhe vaksinimin e qytetarëve mbi masën 60%, deri në fund të vitit 2021, gjë të cilën e kemi arritur me sukses të plotë. Deri në mesin e vitit 2022 e gjithë shoqëria dhe gjitha institucionet jo vetëm shëndetësore por edhe shëndetësore janë marrë kryesisht me menaxhimin pandemisë nga pikëpamje të ndryshme sepse të gjitha institucionet kanë qenë të varur nga ky menaxhim dhe vaksinimin e qytetarëve. Kushdo që thotë që kanë kaluar tri vite, është ose dashakeqës ose ka nevojë që t’i rishohë lajmet e viteve 2020, 2021, 2022 për të kujtuar se në çfarë kemi kaluar deputetë të nderuar. Ne si qeverisje e përgjegjshme po e mbyllim mandatin katërvjeçar, por si qeverisje ne e kemi kaluar krizën më të madhe shëndetësore që jo vetëm Kosova por e ka parë edhe bota në një shekull”, deklaroi ministri.

“Deputetë të nderuar asnjë hap në drejtimin e duhur nuk e kemi gjetur për sa i përket sigurimeve shëndetësore. Duhet ta pranojë që funksionalizimi i Fondit paraqet një kompleksitet të gjërave nga çdo këndvështrim dhe çdo dështim në përpjekje për ta funksionalizuar Fondin ashtu siç duhet mund të sjellë pasoja katastrofike dhe shtyrje të këtij procesi të rëndësishëm . prandaj nuk ka më eksperimente, nuk ka më tallje me qytetarë, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pa asnjë rezultat, jo më të futen duart në pagat e qytetarëve pa krijuar parakushte. A mund te ketë vonesa, po mundet por vetëm kur jemi të sigurt që të merren të gjitha masat do të veprojmë”, tha Vitia.

Haxhiu: Kurti duhet të jap llogari për degradimin e shëndetësisë, për skandale e hajni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministirn Albin Kurti për mospjesëmarrje në seancën ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore.

Haxhiu, ka kërkuar përgjegjësi për siç ka thënë dështimin në shëndetësi e degradimin në sistemin shëndetësor.

“Sot Kurti duhej të ishte në këtë debat për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi edhe si kryeministër edhe si kryetar i komitetit ekzekutiv për shëndetësi.

Kurti sot do duhej të jep llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazinë, pakënaqësinë e pacienteve dhe profesionistëve shëndetësor. Njëri nga ata sot është në grevë urie tani e tri ditë. Skandale e hajni pa dhënë askush llogari, as kur shtatzëna vritet para Gjinekologjisë. As kur gjymtohet trupi i foshnjës së vdekur në lavatriçen e spitalit të Pejës, as kur digjet pacienti në Klinikën e Psikiatrisë”, ka thënë ai.

Deputetja e VV-së: Mos u frikësoni, nuk do të ikin të gjithë mjekët nga Kosova

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kërkuar nga opozita që të mos shpërndajnë frikë tek qytetarët për largimin mjekëve nga Kosova.

Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi, ajo ka thënë se nuk do të largohen të gjithë mjekët nga Kosova.

Në adresimin e saj, ajo ka thënë se largimi i mjekëve nga vendi është normal.

“Mos u frikësoni dhe mos shpërndani frikë, nuk do të ikin të gjithë mjekët dhe as profesionistët shëndetësor. Prandaj ne jemi këtu, që të ju përmirësojmë kushtet dhe pagat. Do të ik një numër sikurse që ka ndodhur në regjion, sikurse që ndodh në botë. Migrim, thjesht lëvizje për kërkim të kushteve më të mira, por besoj se të gjithë ata do të kthehen siç po kthehen edhe shumë profesionistë nga jashtë për të dhënë konbribuitn në vendin e tyre dhe ne duhet iu krijojmë kushte”, ka thënë deputetja e VV-së.

Ajo ka thënë se Qeveria po bën atë që është e mundur për këtë çështje.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme, të cilin e ka ftuar AAK-ja dhe opozita, po diskutohet për gjendjen në shëndetësi.

Në draft-rezolutën që e ka propozuar AAK-ja parashihet miratimi i ligjit për sigurimet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat