​Osmani: Kosova me Ukrainën deri në fitore

Aktuale

​Osmani: Kosova me Ukrainën deri në fitore

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 18:14
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë do të jetë fitore edhe e Evropës.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se fitorja e Ukrainës është fitore edhe ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit.

“Është fitore e lirisë. Prandaj Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, ka shkruar Osmani, e cila sot në Tiranë mori pjesë në samitin "Ukrainë – Evropa Juglindore”.

Ajo tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina do të vjen bashkë me fitoren e saj në luftën ndaj Rusisë dhe se Kosova do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës, kundër agresionit ushtarak rus.

Ndryshe, pjesëmarrësit e samitit kanë dalë me deklaratë të përbashkët. Në këtë deklaratë thuhet se agresioni ushtarak i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe përsëritet mbështetja për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur që nga viti 1991.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat