Haziri i vendosur: Nuk hyjmë në koalicion me Vetëvendosjen

Aktuale

Haziri i vendosur: Nuk hyjmë në koalicion me Vetëvendosjen

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 22:53
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se zgjedhjet mund të jenë zgjidhje e problemit me të cilin po përballet shteti i Kosovës në këtë kohë.

“Zgjedhjet kanë mundësi që t’i jepin zgjidhje problemeve në Kosovë, por nuk ja dëshiroj askujt që t’i marrë obligimet që Albin Kurti ja ka sjell këtij vendi”, ka thënë Haziri në emisionin ‘Politiko.

Duke folur për një partneritet qeveritar me Vetëvendosjen, Haziri ka thënë se LDK nuk do të hyjë në koalicion qeverisës me Vetëvendosjen.

Sipas tij, ky është qëndrim i prerë i partisë.

“Nuk mund të bashkëpunojmë me një parti që ka ideologji krejtësisht ndryshe nga ajo e LDK-së”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat