Haradinaj-Stublla: BE nga lehtësuese e dialogut, në mekanizëm të një anshëm

Aktuale

Haradinaj-Stublla: BE nga lehtësuese e dialogut, në mekanizëm të një anshëm

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar Bashkimin Evropian rreth zhvillimeve të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe fasilitimin nga BE-ja.

E ftuar në ‘Info Plus” të  ajo ka folur edhe për  takimin e sotëm që është realizuar në Bruksel, ku është diskutuar çështja e dinarit.

“Kjo është një vazhdë e punës negative dhe të padobishme të Bashkimit Evropian, ku prej një lehtësuesi të dialogut është shndërruar në një mekanizëm të njëanshëm të menaxhimit të krizave, siç i quajnë ata”, tha Haradinaj-Stublla në RTK.

Sipas saj, në takimin e sotëm pala kosovare është tërësisht sovrane, ndërsa nga pala serbe me delegacionin ishte politik.

Haradinaj-Stublla e ka përgëzuar guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismailin për paraqitjen profesionale atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat