Abdixhiku: LDK e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar

Aktuale

Abdixhiku: LDK e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 17:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin me të cilin ka diskutuar rreth situatës aktuale politike në Kosovë si dhe qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto tema.

Në njoftimin për media nga LDK-ja, thuhet se Abdixhiku e ka falënderuar Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset.

Në veçanti Sarrazin u falënderua për procesin e liberalizimit të vizave.

Në njoftim thuhet se Abdixhiku po ashtu ka ritheksuar  se LDK mbetet e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar në proceset e rëndësishme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat