“Mos u bë dallaverexhi”, “gabim ta kanë shkru”, përplasje mes Thaçit e Bytyqit në Komision

Aktuale

“Mos u bë dallaverexhi”, “gabim ta kanë shkru”, përplasje mes Thaçit e Bytyqit në Komision

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është përplasur me deputeten nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Gjithçka nisi pasi Thaçi tha se Aliu ka qenë target i opozitës që nga fillimi i mandatit, derisa përmendi shit-blerjen e tokave të shtetit.

“Pas atyre ofendimeve fyerjeve të pabaza, sikur unë të isha ministër, nuk do të isha ardh në këtë Komision. Po shihet që vazhdimisht nga fillimi i mandatit ka qenë target opozitës dhe disa mediave z.Ministri Liburn Aliut. Krejt kjo po ndodhë se dikush është mësuar që të blejnë tokë nga shteti me 50 euro arin e ta shesin me 5 mijë euro arin”, tha Thaçi.

Aty i ndërhyu Bytyqi, e cila i tha se gabim ia kanë shkruar fjalimin.

“Gabim ta kanë shkru fjalimin, mos e lexo këta po duhesh me fol ata çka ti e mendon. Gabim e ki të shkrume. Të kisha thanë me e çu dorën e me votu raportin, mos u bë dallavergji”, tha Bytyqi.

Më pas Thaçi, iu drejtua duke i thënë “E di Albanë, e keni pikë të dobët këtë çështjen e pronës..”, derisa përmendi edhe rastin e 53 milionë eurove për të cilin rast është dënuar ish-ministri Pal Lekaj.

“I kuptoj se nuk ka ma skandale me 53 milionë euro…”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat