Dy ministra raportojnë nesër në dy komisione parlamentare

Aktuale

Dy ministra raportojnë nesër në dy komisione parlamentare

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 22:00
Ilustrim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pritet të raportojë nesër para deputetëve në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se Rizvanolli do të raportojë lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

Kjo mbledhje e Komisionit për Ekonomi do të fillojë nga ora 11:00.

Ndërsa, në një Komision tjetër, atë për Mbikëqyrjen e Financave Publike është i ftuar të raportojë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i auditimit të performances” Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. Mbledhja do të fillojë në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat