Kurteshi: Rregullorja për dinarin është në përputhje me ligjin

Aktuale

Kurteshi: Rregullorja për dinarin është në përputhje me ligjin

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 18:35
Ismail Kurteshi

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi, ka thënë në emisionin Info Magazine se Rregullorja për dinarin është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo çështja është praktikë e të gjitha vendeve sovrane në botë”, tha ai.

Kurteshi e ka komentuar edhe pjesëmarrjen në diskutimet që do të mbahen në Bruksel rreth kësaj çështje.

“Pjesëmarrja nuk mund të vlerësohet as si gabim, as si veprim i qëlluar. Varet se çka do të bisedohet, kur i dëgjojmë se çka kanë biseduar atëherë edhe mund ta bëjmë vlerësimin se a kanë bërë mirë që kanë shkuar apo jo?”, tha ai.

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se janë të gatshëm që të marrin pjesë në takimin e nesërm në Bruksel për të diskutuar për dinarin, takim ky i thirrur nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak.

Nga BQK-ja për Klankosova.tv kanë bërë të ditur se edhe me parë janë shprehur se mund të marrin pjesë në takime të tilla që kanë të bëjnë me valutën monetare, dinari serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat