Avokati i familjes Osmani i tronditur nga vendimi i Apelit

Aktuale

Avokati i familjes Osmani i tronditur nga vendimi i Apelit

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 13:11
Gazmend Rexhepi

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka shprehur tronditjen e tij me vendimin e Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes e saj.

Ajo që Rexhepi thotë se është skandaloze është cështja e vrasjes mizore.

“Rekomandon që të nxirret një ekspertizë përmes Institutit të Mjekësisë Ligjore se a është vrasja mizore apo jo”, ka thënë Rexhepi në Kosova Today të Klan Kosovës.

“Ajo është konstatu qysh në fillim edhe nga certifikata e vdekjes, ku e konstaton për një traumë me shumë thyerje e po ashtu edhe eksperti është dëgju në sallën e gjykimit, nxjerr prova prej asaj ekspertize, ka konstatu thyerje të shumta, vrasjen e rëndë, vrasjen mizore, të gjitha”.

“Kështu që në parim këtë vendim në njëfarë forme po e shoh shumë joprofesional për shkak se shihet që trupi gjykues në Gjykatën e Apelit as që i ka shqyrtu provat. Vetëm e kanë pa tekstin e aktgjykimit dhe me njëfarë forme kanë thanë që duhet të përpilohet aktgjykimi kinse në formë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat