Objekti i Komunës së Zveçanit pas largimit të KFOR’it, mediat lokale publikojnë pamje

Aktuale

Objekti i Komunës së Zveçanit pas largimit të KFOR’it, mediat lokale publikojnë pamje

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 19:10
Foto nga vendngjarja

KFOR njoftoi të dielën se situata në komunën e Zveçanit është e qëndrueshme dhe si rrjedhojë trupat e tij janë larguar nga ndërtesa komunale ku ishin vendosur pas tensioneve të vitit të kaluar.

Për ruajtjen e sigurisë, aty është vendosur një autoblind i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, raporton “Kontakt Plus”.

Para ndërtesës së komunës së Zveçanit janë vendosur edhe disa automjete tjera të policisë.

“Njësitet e KFOR-it janë tërhequr nga pozicionet e tyre afër ndërtesës së komunës, pasi sipas vlerësimit të tyre gjendja është stabilizuar. Siç raportohet, patrullimet e rregullta mbeten”, vijon raportimi.

Ky medium ka publikuar edhe pamje nga atje:

“Gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar. Si rezultat, njësitë nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës. Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, ka njoftuar KFOR.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat